Pavarësisht thirrjes së Trumpit për vetëpërmbajtje, Izraeli kryen sulm të ri ndërkufitar në Siri

Ushtria izraelite kreu sot bastisje të re ndërkufitare në Sirinë jugore dhe hodhi në erë një postë ushtarake të braktisur, pavarësisht thirrjeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për vetëpërmbajtje, transmeton Anadolu.

Dy tanke izraelite dhe 10 automjete ushtarake bastisën fshatin Samdaniya al-Sharqiya në qytezën jugore Quneitra, raportoi kanali televiziv shtetëror “Alikhbariya”.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite ose autoritetet siriane mbi raportin. Inkursioni i ri erdhi pothuajse një ditë pasi ushtria kreu bastisje në dy fshatra siriane në Quneitra të hënën, në vazhdim të sulmeve pothuajse të përditshme në jug të vendit për disa muaj.

Të hënën, Trump bëri thirrje për vetëpërmbajtje rajonale. “Është shumë e rëndësishme që Izraeli të mbajë dialog të fortë dhe të vërtetë me Sirinë dhe të mos ndodhë asgjë që do të ndërhyjë në evolucionin e Sirisë në një shtet të begatë”, tha ai.

Presidenti amerikan vlerësoi presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, duke thënë se ai po “punon me zell” për të siguruar që “të ndodhin gjëra të mira” për të dy vendet. “Kjo është një mundësi historike për paqen në Lindjen e Mesme”, theksoi Trump.

Të dhënat e qeverisë siriane tregojnë se që nga dhjetori i vitit 2024, Izraeli ka kryer mbi 1.000 sulme ajrore në Siri dhe më shumë se 400 bastisje ndërkufitare në provincat jugore.

Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit në fund të vitit 2024, Izraeli zgjeroi pushtimin e Lartësive të Golanit në Siri duke pushtuar zonën e demilitarizuar tampon, veprim që shkeli marrëveshjen e vitit 1974 me Sirinë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button