Pasi u vetëpërjashtua nga VLEN, reagon Taravari: E dija se do të vijë ky moment!

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka reaguar pasi VLEN në konferencë për media, konstatoi se ai, me vendimin që të del vet në zgjedhje u vetpërjashtua nga koalicioni.
Taravari thotë se e ka ditur se do të vije edhe ky moment.
“Fatkeqisht e dija që edhe ky moment do të futej në serialin e gjatë që ka filluar.
Unë sugjeroj që të përqëndrohet secili në misionin e përbashkët që është Mirëqënia e Shoqërisë. Nuk do të thotë se bëjmë rrugë të ndryshme dhe kthehemi papritur në të padëshirueshëm.
Politika e lodhshme e fajësimit dhe thashethemeve është e vjetër dhe nuk pi më ujë.
Jam i lumtur dhe mirënjohës për çdo njeri apo parti me të cilën kemi punuar.
Dua të ruaj këto ndjesi të mira dhe nuk do të bie pre e provokimeve e atyre që duan spektakël politik”, ka shkruar Taravari.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button