Pasi e shpalli veten “mbret”, Trump sfidon Kushtetutën e SHBA-së: “A duhet të kandidoj përsëri?”

Kushtetuta e SHBA-së e pengon Donald Trump të kandidojë për një mandat të tretë, por kjo nuk e ka penguar atë të luajë me idenë.
Trump madje e ngriti këtë temë përsëri së fundmi.
“A duhet të kandidoj përsëri? Më thoni ju”, pyeti Trump një audiencë të mbledhur për një pritje në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar: “Ka polemika aty”.
Publiku filloi të brohoriste “katër vite të tjera”, ndërsa Trump qeshi, shkruan yahoonews.
Në një fjalim me guvernatorët republikanë më vonë, Trump tha se i është thënë se nuk mund të kandidojë përsëri, por më pas tha se do të shpenzojë paratë që ai mblodhi gjatë tranzicionit për “miqtë” sepse “nuk mund t’i shpenzoj për vete”, duke nënkuptuar se ai nuk mund të zhvillojë një fushatë tjetër.
Ndryshe, komentet vijnë gjatë së njëjtës javë që Trump e quajti veten “mbret” në një postim në rrjetet sociale.
“CONGESTION PRICING IS DEAD. Manhattan, and all of New York, is SAVED. LONG LIVE THE KING!”
–President Donald J. Trump pic.twitter.com/IMr4tq0sMB— The White House (@WhiteHouse) February 19, 2025
Bëhet e ditur se Amendamenti i 22-të i Kushtetutës së SHBA-së thotë: “Asnjë person nuk mund të zgjidhet në detyrën e Presidentit më shumë se dy herë”.
Megjithatë, Trump dhe mbështetësit e tij vazhdojnë të flasin për një tjetër mandat.