Pas vdekjes së një punëtoreje në Spanjë, mbi 35 mijë kërkojnë ndalim pune në vapë ekstreme

Në Spanjë, mbi 35,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion që i kërkon qeverisë të vendosë një temperaturë maksimale, mbi të cilën nuk lejohet puna në ambiente të hapura.

Kjo iniciativë u nis pas vdekjes së Montse Aguilar, një punonjëse pastrimi rrugësh në Barcelonë, e cila humbi jetën gjatë valës së parë të nxehtësisë, teksa temperaturat kapërcenin 35°C.

Peticioni u nis nga Elvira Gomez, një pastruese në Katalonjë, e cila shkruan: “Ne jemi mijëra që punojmë në ajër të hapur, pa hije, në punë fizike të vështira, me rroba të trasha dhe shpesh në temperatura deri në 40 gradë, pa akses në ujë apo vende pushimi.”
Ligji spanjoll aktual kërkon masa mbrojtjeje për punonjësit gjatë paralajmërimeve zyrtare për nxehtësi, por Gomez thotë se kjo nuk mjafton, sepse: “Por nëse punon në rrugë, nuk ka kufizim.”

Ajo bën thirrje që Spanja, ku valët e nxehtësisë janë bërë më të shpeshta, të ndërmarrë masa urgjente, për të shmangur: “Ne nuk duam të qajmë vdekjen e më shumë kolegëve tanë nga rraskapitja nga nxehtësia.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button