Pas tërmetit në rajonin Kamchatka, shpërthen vullkani Klyuchevskoy

Akademia Ruse e Shkencave ka bërë të ditur se vullkani Klyuchevskoy filloi të shpërthejë pas tërmetit të mëngjesit, transmeton Anadolu.
Sipas raporteve nga Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë i Degës së Lindjes së Largët të Akademisë Ruse të Shkencave, vullkani lëshoi re hiri që arriti tre kilometra mbi nivelin e detin.
“Tani për tani, vullkani Klyuchevsky po shpërthen”, tha raporti.
Retë e hirit janë zgjeruar në drejtim të lindjes, duke mbuluar distanca deri në 58 kilometra.
Sot, Kamchatka regjistroi përjetoi tërmetin më të fortë që nga viti 1952, me një magnitudë prej 8,8 Sipas raporteve nga Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë i Degës së Lindjes së Largët të Akademisë Ruse të Shkencave, vullkani lëshoi një varg hiri që arriti tre kilometra mbi nivelin e detin.
U lëshuan paralajmërime për cunami, duke u kërkuar banorëve të qëndrojnë larg bregdetit në zonat e rrezikshme.
Qeveritë e dy rajoneve, Kamchatka dhe Sakhalin Oblast, shpallën gjendje të jashtëzakonshme.
Klyuchevsky është ndër vullkanet më aktiv në nivel global, duke u ngritur në pothuajse 4.850 metra mbi nivelin e detit. Pavarësisht se shtigjet ndërkombëtare të fluturimit shmangin afërsinë, këshillohet kujdes për fluturimet aty pranë.
Ndërkohë, Këshilli i Ekspertëve Rus për Parashikimin e Tërmeteve dhe Vlerësimin e Rrezikut Sizmik pas një takimi të jashtëzakonshëm njoftoi se në të ardhmen e afërt mund të priten lëkundje pasuese me magnitudë deri në 7,5 dhe cunami pranë Gjirit Avachinsky dhe qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky.
Ministria Ruse e Situatave të Emergjencave lëshoi një paralajmërim kundër vizitës në territoret ngjitur me Gjirin Avachinsky dhe ujërat e Oqeanit Paqësor.
“Punonjësit e shpëtimit rekomandojnë fuqimisht që të përmbaheni nga vizita në zonat që kufizohen me Gjirin Avachinsky dhe Oqeanin Paqësor, veçanërisht vendet e njohura si Plazhi Khalaktyrsky, Gjiri Anglichanka, Liqeni Prilivnoe dhe shpati bregdetar i Kodrës Nikolskaya”, tha ministri ruse.
Duke vlerësuar gatishmërinë rajonale për fatkeqësinë natyrore në një konferencë për media në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha: “Të gjitha sistemet e paralajmërimit të hershëm funksionuan menjëherë dhe evakuimet u kryen në zonat që kërkonin evakuim për shkak të kërcënimit të cunamit”.
Ai tha se në përgjithësi, rezistenca sizmike e ndërtesave funksionoi në mënyrë efektive.
“Falë Zotit, nuk pati viktima. Prandaj, përgatitja teknologjike e justifikoi veten dhe u tregua në një nivel të lartë”, shtoi ai.