Pas takimit të VLEN-it me Mickoskin, Kasami: Me bashkëpunimin me BDI-në, Taravari u vetëpërjashtua nga VLEN!

Drejtuesit e koalicionit VLEN kanë zhvilluar sot një takim me kryeministrin Hristijan Mickoski në ambientet e ndërtesës së Kuvendit në Shkup.
Pas takimit, kryetari i Lëvizjes BESA, ka zbuluar për gazetën LAJM, disa nga detajet e bisedës me Mickoskin.
“Ishte takim i rregullt mes partnerëve të koalicionit qeveritar. U bisedua për zhvillimet e fundit politike. Ne si koalicion VLEN treguan qëndrimin tonë rreth situatës që është paraqitur dhe sigurisht që presin që në ditët në vijim të ketë edhe zhvillimet të tjera”, tha Kasami pas takimit.
I pyetur rreth qëndrimeve të Mickoskit për zhvillimet e fundit, Kasami tha se këtë do e shpreh vetë kryeministri.
“Kryeministri do t’i shpreh vetë qëndrimet e tij, por ajo që është me rëndësi është se qëndrimi i koalicionit VLEN është se bashkëpunim me BDI-në dhe me qenë në qeveri është problematike”, u shpeh Kasami.
Ndërsa për përjashtimin e mundshëm të Taravarit nga Qeveria, KAsami tha se Taravari është vetlarguar dhe vetpërjashtuar.
“Unë besoj që me veprimin e tij për të bashkëpunuar me BDI-në, ai është vetëlarguar edhe nga Qeveria sic është vetëpërjashtuar nga VLEN-i”, tha Kasami për gazetën LAJM.