Pas largimit të TDP-së nga “Fronti Evropian”, Mexhiti: “Koalicioni opozitar” meriton emrin “Aleanca Kombëtare për Interes”

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka komentuar largimin e Partisë Demokratike të Turqve nga “Fronti Evropian”, duke e parë si shenjë të përkeqësimit të krizës identitare në radhët e opozitës.
“Kriza identitare në opozitë po thellohet. Sot, Partia Demokratike e Turqve u largua nga ‘Fronti Evropian’, duke zbuluar boshllëkun programor dhe faktin se aleancat ndërtohen më shumë mbi llogari frike sesa mbi bindje,” deklaroi Mexhiti.
Ai shtoi me ironi se “në këtë dritë, ‘koalicioni opozitar’ duket se meriton një emër më realist: ‘Aleanca Kombëtare për Interes’.”
“Urime për ‘parimet’!”, përfundoi zëvendëskryeministri.