Pas dy muajsh, foli edhe opozitari Artan Grubi: Hiq s’po tutmi!

Artan Grubi i BDI-së pas një kohe të gjatë është aktivizuar në Facebook. Në një postim ai ende flet për “legjitimitetin shqiptar”.

“Kërcënimet dhe përndjekja politike nga partitë qeverisë dhe institucionet monoetnike shtetërore janë vazhdimësi e strategjisë dhe përpjekjeve për ta shkatëruar përfaqësimin e fuqishëm dhe legjitim politik shqiptar dhe për ta zëvendësuar me puthadorë servil që aminojnë monoetnicitetin shtetëror në këmbim të lejës për të zhvilluar lojëra politike mahallash.

Njëkohësisht ju shërben për të mbuluar 300 skandalet në 30 ditët e para që na kthyen 30 vjet mbrapa me paaftësinë dhe paditurinë masive për ta drejtuar shtetin”, ka shkruar Grubi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button