Pas djalit të Nazim Bushit, do të zbulohen edhe zyrtarët tjerë të BDI-së që bashkëpunojnë me kriminelët
Kryeministri Mickoski paralajmërio përgjegjësi të plotë për të gjithë ata që zbulojnë sekretet zyrtare dhe mbrojnë kriminelët. Rasti i Qerim Bushit, i dyshuar për rrjedhje të informacionit për “Belanoca-Baron”, është pjesë e hetimit që zbuloi abuzime të thella nga nishanet në institucione.
Rasti “Belanoca-Barron” ekspozoi rolin e informatorëve në institucione
Kryeministri Hristian Mickoski e dënoi publikisht rrjedhjen e informacioneve nga institucionet, duke e cilësuar si rezultat i “rikthimeve nga qeverisja shtatëvjeçare e LSDM-së dhe BDI-së”. Sipas tij, këto rikthime ende kërcënojnë integritetin e institucioneve, por ai premtoi se të gjithë ata që shkelën ligjet do të dalin para drejtësisë.
“Informatorët do të vazhdojnë të shfaqen edhe për disa kohë për sa kohë të kemi rikthime nga shtatë vitet e qeverisjes së koalicionit të kaluar. Por ata nishane do të gjenden, do të nxirren nga vrimat ku janë fshehur dhe si minj do të mbajnë përgjegjësi”, tha Mickoski.
Informacioni ka rrjedhur pak para aksionit
Reagimi i kryeministrit vjen pas konfirmimit nga Ministria e Brendshme, sipas të cilit një zyrtar dyshohet se ka dhënë informacione për aksionin e policisë ndaj grupit kriminal “Belanoca-Baron”.
Më 28 dhjetor 2024, policia ndaloi Qerim Bushin, djalin e ish-zëvendësministrit të Brendshëm Nazim Bushi nga BDI. Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se ka nxjerrë një sekret zyrtar vetëm 10 minuta para operacionit, i cili ka lënë të arratisen kriminelët.
Dyshime për lidhjen me klanin nga Haraçina
Informatat që kanë dalë nga MPB kanë të bëjnë me anëtarët e klanit kriminal nga Haraçina. Aksioni i policisë i realizuar më 16 dhjetor kishte për qëllim arrestimin e anëtarëve të grupit kriminal “Belanoca-Baron”. Grupi dyshohet për tetë vrasje, disa plagosje dhe rrezikim jete.
Qerim Bushi është liruar me urdhër të prokurorit publik, ndërsa telefoni celular i është konfiskuar për analiza të mëtejshme dixhitale.
“Pas përfundimit të hetimeve do të përcaktohen të gjitha detajet e lidhjes së mundshme të të dyshuarit me grupin kriminal”, njoftoi Prokuroria.
Abuzimet në Ministrinë e Brendshme në shifra
Në periudhën shkurt-nëntor 2024 janë ngritur 33 kallëzime penale ndaj 80 punonjësve të MPB-së. Akuzat më të shpeshta janë për shpërdorim të pozitës zyrtare.
Mickoski theksoi se ky është vetëm fillimi i spastrimeve në institucione.
Kushdo që ka shkelur ligjin dhe ka bashkëpunuar me kriminelët do të mbajë përgjegjësi”. Askush nuk do të kursehet”, premtoi kryeministri.