Pas arrestimit të kriminelëve e hajdutëve, BDI: Mos bëni përçarje n’popull!

Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave, i ka bërë thirrje VMRO-DPMNE-së që të ndalojë me instrumentalizimin e institucioneve të shtetit. Nga BDI, tutje theksojnë se shqiptarët nuk kanë përfaqësues të mirëfilltë në Qeveri, por siç thonë integristët, kanë disa politikan të zgjedhur nga VMRO-ja për të luajtur rolin e “përfaqësuesve” të shqiptarëve.

Kumtesa e plotë e BDI-së.
“Edhe një herë i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE së të ndalojë instrumentalizimin e institucioneve të shtetit dhe keqpërdorimim e faktit që shqiptarët sot nuk kanë përfaqësues të mirëfilltë në qeveri, por vetëm disa politikanë të korruptuar që ju i keni zgjedhur për të luajtur rolin e “përfaqësuesve” të shqiptarëve.

Përdorimi i kësaj histerie nacionaliste për të luajtur atë që ju e quani në takimet tua koha për ” vtoro poluvreme” kundër shqiptarëve është tepër e rrezikshme.
Kjo qasje së pari do të ju dëmtojë ju që mendoni se mund të ushqeni egon tuaj dhe fitoni vota përmes “hakmarrjes së pjesës së dytë” kundër shqiptarëve.

Bashkëjetesa është gjithçka që kemi.

Prandaj, ju këshillojmë të ndaloni këto veprime që minojnë stabilitetin e përbashkët.

Kontrolloni ministrat dhe përfaqësuesit tuaj, sepse “vtoro poluvreme” mund të përfundojë me një autogol të rëndë – jo vetëm për ju, por për të gjithë ne dhe shoqërinë tonë”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button