Pas 15 vitesh hapen specializimet e përgjithshme, Aziri: Do shtensionojmë shëndetësinë terciale

Për herë të parë pas 15 vitesh do të ketë specializime të përgjithshme interne dhe kirurgjike në shëndetësi, pasi Ministria e Shëndetësisë po bën hapjen e procesit të specializimeve mjekësore, duke konstatuar se spitalet regjionale të nivelit sekondar në shëndetësi kanë nevojë për specializime të përgjithshme.

Sipas ministrit të shëndetësisë, Azir Aliu, mjekët që do të specializohen, do të jenë të aftë të japin një gamë më të gjerë të shërbimeve në nivel lokal, dhe automatikisht do të japin më shumë shërbime për qytetarët.

“Rezultati i kësaj përvec rezultateve shëndetësore, do të jetë që do të reduktohet numri i pacientëve apo qytetarëve që do të kërkojnë shërbime shëndetësore në nivel tercial. Pra në këtë aspect bëjmë një specializim që nevojitet dhe ka nevojë shteti ynë. Pra do të krijojmë politika të bazuara në nevoja dhe kjo rrjedh nga nevoja në nivel lokal dhe në nievl të spitaleve që kanë ndërtuar.” – tha Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Ministri Aliu tha se po bëhet modernizimi i procesit të specializimit dhe nën-specializimit, nga përzgjedhja deri tek organizimi dhe vlerësimi, por dhe planifikojnë ndryshime strategjike në këtë sistem.

“Ndryshimi i parë është që Ministria nuk do të hapë specializime kot, pa pasur ide pse na duhen dhe ku do të jenë të punësuar këta mjek specialistë në të ardhmen. Pra puna e parë është në bazë të nevojave të spitaleve dhe do të hapim specializime për cdo qytet. E dyta është komplet procesi i hapjes, nga momenti i hapjes së specializimit e deri te momenti i mbarimit të specializimit, do të jetë dixhital. Pra nënkupton që edhe këto ditaret që Brenda ditës specializantët i mbushin dhe mentori do të duhet t’i ndjek, duhet të jenë dixhitale. Me këtë edhe ne si ministri do të kemi qasje direkte në mirembajtjen e kurikulës dhe aktiviteteve që kanë ata, dhe nga ana tjetër do të ndjekim procesin në kohë reale.” – deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Aziri poashtu shtoi se pas 30 viteve, Ministria ka një bazë me kapacitete njerëzore, duke filluar nga specialistë, mjekë të përgjithshëm, infermiere dhe personel teknik.

Ai thotë se çdo hapje e vendit të punës do të bazohet në mungesën që kanë institucionet shëndëtësore, prandaj është kërkuar nga institucionet shëndetësore që të bëjnë analizë funskionale dhe në bazë të saj do të rishikohet sistematizimi i institucioneve, me qëllim që nevoja demografike e çdo rajoni, të jetë në përputhje me kapacitetet njerëzore dhe me dhënien e shërbimeve shëndetësore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button