Partneritetet evropiane në qendër të agjendës së VLEN

Angazhimi i institucioneve tona në diplomaci aktive dhe partneritete të sinqerta me vendet anëtare të BE-së është kyç për përshpejtimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë frymë, VLEN vlerëson takimin e rëndësishëm të Ministrit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, me Komitetin e Përzier për Çështje Evropiane në Parlamentin spanjoll, të udhëhequr nga kryetari Francisco Konde Lopez.

Ky dialog i hapur me miqtë tanë nga Spanja është dëshmi e përkushtimit të Qeverisë drejt rrugës evropiane të vendit. Temat e diskutuara, perspektiva evropiane, reformat dhe rëndësia e një rajoni të qëndrueshëm dhe të zhvilluar, janë thelbësore për të ardhmen tonë të përbashkët.

VLEN shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Spanja dhe thekson se vlerat demokratike dhe vizioni për një të ardhme evropiane janë gurë themeli të politikave tona integruese. Jemi të bindur se përmes bashkëpunimeve të tilla, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button