Partitë do të marrin 7.5 milionë euro nga Buxheti i vitit 2024

Me rritjen e buxhetit të shtetit rritet edhe shuma e parave të qytetarëve që do të transferohet llogaritë e partive politike. Nëse respektohet Ligji për financimin e partive politike, vitin e ardhshëm partitë do të ndajnë më shumë se shtatë milionë e gjysmë euro nga buxheti i shtetit së bashku, por jo në mënyrë të barabartë, raporton TvTelma.

Partitë sipas ligjit marrin 0.15% të të hyrave burimore në Buxhet dhe ato të hyra, sipas prezantimit të ministrit të Financave Besimi, janë rreth 5 miliardë euro, ndërsa vitin e kaluar janë llogaritur rreth 6.9 milionë euro për të njëjtin qëllim. Por, me rritjen e buxhetit rriten edhe të ardhurat e partive. Më pas shuma ndahet sipas votave të fituara në zgjedhje, kështu që vitin e kaluar më së shumti para ka marrë VMRO-DPMNE, rreth 1.4 milion euro,  pastaj LSDM rreth 1.3 milion euro,  dhe BDI ka marrë rreth 680 mijë euro.

Por edhe partitë më të vogla që janë pjesë e koalicioneve të Qeverisë dhe opozitës marrin shuma serioze parash. Për shembull, Partia Demokratike e Turqve ka marrë pagesë prej 134 mijë eurosh, Bashkimi Demokratik mbi 40 mijë euro, GROM e Stevçe Jakimovskit mbi 130 mijë euro.

Gjithashtu, partitë marrin para edhe për aktivitete zgjedhore dhe fushata zgjedhore, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë dy gara zgjedhore për të cilat qytetarët sërish do t’i mbulojnë shpenzimet.

Financimi i partive politike ka qenë një rrezik i madh korrupsioni për shoqërinë prej vitesh dhe ende nuk kanë përfunduar të gjitha aktivitetet e nevojshme për përmirësimin e asaj pjese të rregullores.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button