Partia opozitare gjermane kritikon vizitën e kancelarit Merz në Izrael

Partia opozitare gjermane, Die Linke (E Majta), ka kritikuar kancelarin Friedrich Merz për vizitën e tij të planifikuar në Izrael këtë fundjavë, ku do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Vizita e Merz-it në Izrael është një shpallje lufte ndaj së drejtës ndërkombëtare. Ai po takohet me Benjamin Netanyahun edhe pse kundër tij ekziston një urdhër ndërkombëtar arresti për krime të supozuara lufte. Takimi me një të dyshuar për krime lufte nuk është një vizitë shtetërore normale,” tha bashkëkryetari i Partisë së Majtë, Jan van Aken.

Ai shtoi se rifillimi i dërgesave të armëve nga Gjermania për Izraelin, të cilat ishin pezulluar në gusht, përbën “një skandal politik”.

Van Aken shpjegoi se nuk duhet të dorëzohet asnjë armë për sa kohë që Izraeli nuk e mbështet publikisht krijimin e një shteti të veçantë palestinez. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button