Partia Laburiste e BM-së fitore surprizë në zgjedhjet e pjesshme të Parlamentit Skocez

Kryeministri britanik, Keir Starmer përshëndeti sot fitoren e kandidatit të Partisë së tij Laburiste, Davy Russell, në zgjedhjet e pjesshme të Parlamentit Skocez.
Russell fitoi në “Hamilton, Larkhall dhe Stonehouse Hamilton” – zonë zgjedhore e Parlamentit Skocez (Holyrood) – që mbulon një pjesë të zonës së Këshillit të South Lanarkshire – pas vdekjes së ministres së qeverisë skoceze Christina McKelvie, nga Partia Kombëtare Skoceze (SNP).
Është gjithashtu një nga nëntë zonat zgjedhore në rajonin zgjedhor të Skocisë Qendrore, e cila zgjedh shtatë anëtarë shtesë, përveç nëntë Anëtarëve të Parlamentit Skocez (MSP) të zonave zgjedhore, për të prodhuar një formë përfaqësimi proporcional për rajonin në tërësi..
“Qytetarët në Skoci kanë votuar sërish për ndryshim”, tha sot Starmer në media sociale.
“Vitin tjetër ekziston shansi për të përforcuar rezultatin duke e vendosur Partinë Laburiste në pushtet në të dyja anët e kufirit. Pres me padurim të punoj me ju”, shtoi Starmer.
Kandidati i Partisë Laburiste, Davy Russell fitoi ndaj kandidates së SNP-së Katy Loudon – e cila pësoi humbjen e saj të tretë që nga viti 2023.