Partia GERB e Borisovit fitoi në zgjedhjet e parakohshme në Bullgari
Partia e djathtë GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov është fituese e zgjedhjeve parlamentare të djeshme në Bullgari, të shtatat në dy vitet e fundit, tregojnë rezultatet paraprake të votimit. GERB ka fituar 25 për qind të votave, që është rreth 10 për qind më shumë se koalicioni reformist i partisë “Vazhdojmë me Ndryshimin” dhe partia e djathtë Bullgaria Demokratike.
Rezultatet përfundimtare priten sot, dhe nëse të dhënat paraprake rezultojnë të sakta, Borisov do të marrë mandatin për të formuar qeverinë e tij të katërt, por do t’i duhet të kërkojë partnerë koalicioni për të formuar kabinetin.