Parlamenti i BE-së lehtëson pezullimin e udhëtimit pa viza për shkelje të të drejtave të njeriut

Parlamenti Evropian ka miratuar një legjislacion të ri, duke e bërë më të lehtë pezullimin e udhëtimit pa viza për shtetasit e vendeve të treta që zbulohen se shkelin të drejtat e njeriut ose nuk i përmbahen vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

Reforma synon të forcojë mekanizimin e pezullimit të vizave të BE-së që aktualisht mbulon 61 vende, shtetasit e të cilave mund të hyjnë në Zonën Shengen pa vizë për deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.

Sipas rregullave të rishqyrtuara, Komisioni Evropian do të ketë kompetenca më të gjera për të rivendosur kërkesat për viza për vendet që paraqesin rreziqe të sigurisë ose shkelin detyrimet kyçe ndërkombëtare.

Për herë të parë, shkeljet e Kartës së OKB-së, të drejtave ndërkombëtare të njeriut ose të drejtës humanitare, si dhe mos respektimi i vendeve të gjykatave ndërkombëtare do të jenë midis bazave që mund të çojnë në rivendosjen e kërkesave për viza.

Mekanizmi i përditësuar gjithashtu paraqet shkaktarë të ri si kërcënimet hibride, duke përfshirë instrumentalizimin e emigrantëve, si dhe skemat e shtetësisë së investitorëve, të njohura si “pasaporta të arta”, të cilat mund të ngrenë shqetësime për sigurinë.

Mekanizmat ekzistues si rritja e numrit të tejkalimeve të lejeve të qëndrimit, shkalla e ulët e njohjes së azilit ose mungesa e bashkëpunimit për ri-pranimin e emigrantëve do të mbetet në fuqi.

Për të penguar qeveritë nga abuzimi me përfitimet e udhëtimit pa viza, ligji gjithashtu do t’i lejojë BE-së të pezullojë përjashtimet nga vizat veçanërisht për zyrtarët qeveritarë që konsiderohen përgjegjës për shkelje të rënda, përfshirë shkeljet e të drejtave të njeriut.

Legjislacioni, për të cilin tashmë është rënë dakord në mënyrë jozyrtare me vendet anëtare të BE-së, ende kërkon miratim formal nga Këshilli Evropian përpara se të hyjë në fuqi.

Sipas Aneksit II të Rregullores së Vizave të BE-së, lista e vendeve shtetasit e të cilave aktualisht gëzojnë hyrje pa viza, përfshin edhe Izraelin.

Që nga tetori i vitit 2023, operacionet ushtarake izraelite kanë vrarë të paktën 67.200 palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimet e pamëshirshme e kanë kthyer enklavën në pothuajse të pabanueshme, me urinë dhe sëmundjet që po përhapen me shpejtësi.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button