Parlamentaret në Kosovë/ KQZ: 28 subjekte politike aplikuan për certifikim për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka bërë të ditur se 28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas një njoftimi për media, pas mbylljes së afatit zyrtar, në mesin e 28 subjekteve politike janë 20 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Në mesin e subjekteve janë parti shqiptare, të komunitetit serb, dhe komuniteteve tjera më të vogla në Kosovë.

Lista e publikuar nga KQZ-ja

Parti politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS, LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS, SRPSKA LISTA, SRPSKI NARODNI POKRET, FJALA, PARTIA LIBRERALE EGJIPTIANE, NOVA DEMOKRATSKA STRANKA, INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS, SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA, KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ, Yenilikçi Türk Hareket Partisi, Jednstvena Goranka Partija (JGP), Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Srpska Demokratija, PARTIJA KOSOVSKIH SRBA, ZA SLOBODU PRAVDU I POSTANAK, PARTIA BALLI KOMBETAR DEMOKRAT SHQIPETAR, PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS, Kosova Adalet Türk Partisi.

Koalicione: Naša Bošnjačka Koalicija (Naša Inicijativa i Bošnjačka stranka), AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi intelektual – E- 30, Koalicioni për Familje, PDAK-LPB, Koalicija Vakat. Nisma Qytetare: Narodna Pravda, Opre Roma Kosova.

Kandidat i pavarur: Fatmir Bytyqi

KQZ-ja duhet t’i konfirmojë listat më së voni deri më 25 dhjetor.

Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

Për një kohë të gjatë, partitë opozitare kishin kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por më herët gjatë këtij viti dështuan të arrinin pajtim se si të shkohet në zgjedhje.

Në fund të majit dështoi një nismë e subjektit më të madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, që në zgjedhjet të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit.

Kjo mundësi u kundërshtua nga dy partitë e tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat kërkuan që Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti të jepte dorëheqje apo të shkarkohej. Por, këto dy kërkesa u kundërshtuan nga Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit. /REL/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button