Parandalohet kontrabandim i arit, medikamenteve, kamerave, pajisjeve të arteve marciale
Gjatë javës së kaluar, doganierët kanë zbuluar tentativa të shumta për të kontrabanduar mallra të ndryshme, ku janë sekuestruar monedha floriri, ilaçe, kamera, pjesë celulare, pjesë automjetesh, si dhe pajisje për artet marciale.
Shtetasit e huaj janë kapur duke tentuar të kontrabandojnë arin përmes pikës kufitare Tabanovcë.
Në aeroportin e Shkupit është parandaluar kontrabanda e 1200 tabletave Plaquenil, të cilat përdoren për trajtimin e personave me sëmundje autoimune.
Kamera profesionale dhe pajisje fotografike janë gjetur gjatë kontrollit të një veture që po hynte në vend në vendkalimin kufitar Tabanovc.
Celularë dhe 74 pjesë për celularë me vlerë të përgjithshme prej 204 mijë denarë janë gjetur në pjesën e gomës rezervë të një veture të regjistruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar “Bllacë”.
Pajisje për sporte luftarake janë gjetur gjatë kontrollit të një kamioni në vendkalimin kufitar Tabanovc.