Paramount Pictures kundër bojkotit të institucioneve filmike izraelite

Paramount Pictures tha se nuk “pajtohet me përpjekjet e fundit për të bojkotuar kineastët izraelitë”, pasi mbi 4,000 aktorë, artistë dhe producentë, përfshirë disa aktorë të Hollivudit, u zotuan të mos bashkëpunojnë me institucionet filmike izraelite që ata i shohin si bashkëfajtore në abuzimet ndaj palestinezëve nga Izraeli, raporton Al Jazeera, përcjell alfax.mk.

Angazhimi i bërë këtë javë theksonte se nuk bëhej thirrje për të ndaluar punën me individë izraelitë, por se “thirrja është që punonjësit e filmit të refuzojnë të punojnë me institucionet izraelite që janë bashkëfajtore në shkeljet e të drejtave të njeriut nga Izraeli”.

Sipas tekstit, institucionet filmike izraelite janë përfshirë në “pastrimin imazhit ose justifikimin” e abuzimeve ndaj palestinezëve, duke e krahasuar këtë me zotimet e ngjashme të artistëve në të kaluarën kundër Afrikës së Jugut në kohën e aparteidit.

Në listën e nënshkruesve përfshihen aktorët Olivia Colman, Emma Stone, Mark Ruffalo, Tilda Swinton, Riz Ahmed, Javier Bardem dhe Cynthia Nixon, ndër të tjerë.

“Heshtja e artistëve individualë krijues bazuar në kombësinë e tyre nuk nxit mirëkuptim më të mirë dhe as nuk e avancon çështjen e paqes,” tha Paramount.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button