Paraburgim për tre nga pesë personat e arrestuar në lidhje me zhdukjen e 14-vjeçares nga Shkupi

Paraburgim 48 orësh për tre nga pesë personat e arrestuar të premten në lidhje me zhdukjen e 14-vjeçares nga Shkupi, Vanja Gjorçevska, njoftoi Prokuroria Publike.

Siç njoftoi Prokuroria, gjatë gjithë ditës ndërmerren veprime për sigurimin e provave.

“Për tre nga pesë personat e arrestuar dje, prokurori publik në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e paraburgimit prej 48 orëve për të siguruar praninë e tyre deri në zbardhjen e plotë të incidentit. Prokuroria Publike dhe MPB do ta informojnë opinionin sapo të krijohen kushte që nuk do të prishin procedurën.” njoftoi Prokuroria Publike, transmeton Portalb.mk.

Çdo spekulim që synon komprometimin e hetimeve në këtë moment do të dënohet ashpër, apeloi ky institucion.

Të premten mbrëma u arrestuan pesë persona dhe u konfiskua një automjet që besohet të kenë lidhje me zhdukjen e Vanjës, por policia nuk dha më shumë detaje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button