Paraburgim për të arrestuarit në Strugë dhe Gostivar

Paraburgim prej 30 ditësh është caktuar për katër personat e arrestuar në aksionin policor që u zhvillua mëngjesin e djeshëm në Strugë dhe në Gostivar, katër persona janë arrestuar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë planifikuar të organizojnë ngjarje të padëshiruara në të ardhmen që mund të rrezikojë sigurinë e Maqedonisë së Veriut dhe të vendeve të tjera.

“Gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për caktimin e masave për sigurimin e pranisë ndaj 4 personave, të dyshuar për veprën penale Organizata terroriste nga neni. 394 – dhe të Kodit Penal, ka marrë vendime me të cilat ka pranuar propozimin e PTHP dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të katër personat që sot në mëngjes janë sjellë në gjykatë”, njoftoi sot Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Sipas vendimeve të paraburgimit, sipas Gjykatës, ka dyshime të arsyeshme nga neni 165 paragrafi 1 pika 1 dhe pika 2, gjegjësisht, rreziku që të dyshuarit të ikin dhe rreziku që të pengojnë hetimin duke ndikuar mbi dëshmitarët dhe për atë arsye është caktuar masa e paraburgimit.

Gjykata sqaron se kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë ligjore të ankohen pranë Këshillit Penal.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dje ka njoftuar se këta katër persona janë arrestuar.

“Ata, në bashkëpunim me persona që nuk ndodhen në territorin e Maqedonisë, monitorohen për një kohë të gjatë nga organet kompetente të sigurisë dhe në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë janë ndërmarrë veprime të koordinuara. Kemi shumë prova në drejtim të dyshimit të bazuar se këta persona kanë vepruar në drejtim të organizimit të disa ngjarjeve të padëshiruara në të ardhmen që mund të rrezikojnë sigurinë e Maqedonisë dhe të vendeve tjera. Qëllimi i tyre ishte indoktrinimi i njerëzve të tjerë nga Ballkani, të cilët do të mund të vepronin në drejtim të realizimit të qëllimeve të tyre”, tha Toshkovski.

Ai shtoi se krimi për të cilin është bërë kallëzimi është organizatë terroriste dhe për motive kanë dyshime të bazuara se janë të lidhur me grupe të caktuara që janë në mbështetje të grupeve të caktuara ekstremiste dhe fetare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button