Papa Leo XIV: Njohja e Palestinës mund të ndihmonte popullin, por nuk ka vullnet

“Ne duhet të punojmë drejt një zgjidhjeje me dy shtete”. Kështu deklaroi Papa Leo XIV teksa largohej nga Castel Gandolfo, ndërsa udhëheqësit botërorë po takoheshin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
A mund ta ndihmojë njohja e Shtetit të Palestinës kauzën palestineze? – e pyetën gazetarët. “Mund të ndihmojë, por tani për tani nuk ka gatishmëri nga pala tjetër për të dëgjuar; fushata kundër qytetit të Gazës vazhdon” – tha Papa Lep XIV.
“Mendoj, – shtoi ai, – Shtetet e Bashkuara do të jenë të fundit që do ta njohin Palestinën; në vend të kësaj, ne duhet të gjejmë një mënyrë për të respektuar popullin e saj.”