Papa e dëshiron krijimin e Shteti Bektashi, ia thotë Baba Mondit

Papa Françesku ka pritur këtë të enjte të 16 janarit në selinë e shenjtë në Vatikan Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Mondin.
Ky takim vjen në kuadër të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri.
Gazetari Ferdinand Samarxhi raportoi se Ati i Shenjtë, Papa Francesku, ka dhënë bekimin e tij për nismën që lidhet me krijimin e një shteti të bektashinjve, duke e konsideruar atë një iniciativë të bukur që meriton mbështetje.
Papa uroi dhe bekoi krijimin e shtetit Bektashi dhe bashkë me Baba Mondin firmosi dokumentin e Vëllazërimit Njerëzor, i njohur ndryshe si Deklarata e Abu Dhabit.
Ky dokument u bë publik në vitin 2019 dhe ka si synim vendosjen e paqes në botë.
Sakaq vitin e shkuar kryeministri, Edi Rama, deklaroi se Shteti Bektashi ishte një ide konkrete dhe një ide shumë pozitive për Shqipërinë, shqiptarinë, kulturën dhe traditën shqiptare dhe pozicionin tonë në hartën më të madhe të kontinentit dhe botës.
Rama e vlerësoi bektashizmin si një thesar të trashëgimisë tonë kulturore që rrezikon të zhduket sepse është një komunitet që e ka qendrën botërore në Shqipëri.