Pandov: Një i burgosur i kushton shtetin më shumë se 10 mijë euro në vit
Një të burgosur e kushton shtetin rreth 2,100 denarë në ditë, ose mbi 10 mijë euro në vit, varësisht nga burgu. Aktualisht, në vend ka 2,400 të burgosur, ndërsa po aq janë në pritje për t’u futur në burgje, deklaroi drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sankcioneve, Aleksandar Pandov.
Për uljen e popullatës nëpër burgje, Pandov tha se mund të arrihet në tri mënyra: përmes lirimit me kusht, mbikëqyrjes elektronike dhe përmirësimit të resocializimit të të dënuarve, pasi 60 për qind e tyre janë recidivist.
— Fatkeqësisht, Maqedonia deri tani duhej të kishte një burg krejt të ri në Idrizovë, por përveç fazës së parë nuk është bërë asgjë tjetër. Të ardhurat e siguruara tani janë nën moratorium. Javën e ardhshme pritet të ketë një kontroll dhe shpresoj se këto fonde do të zhbllokohen vitin e ardhshëm, tha Pandov.
Rreth 400 persona aktualisht janë nën trajtim A dhe, sipas Pandov, ata tashmë përfitojnë leje dhe angazhim pune.
Pandi gjithashtu theksoi se do të kemi një pavijon të ri për paraburgim për 400 persona në Idrizovë.
Në vend, aktualisht rreth 50 persona po vuajnë dënime të përjetshme.