Pamjet dramatike/ Si u grabit në mes të rrugës ish-sulmuesi i kombëtares së Brazilit

Janë publikuar pamjet e momentit dramatik kur ish-futbollisti i Brazilit, Fred është grabitur pasi i vunë armën në kokë. Futbollisti në pension u nxor me forcë nga makina e tij, pasi u rrethua nga një bandë e dhunshme. Ai u dorëzua duke u shtrirë në trotuar me fytyrën poshtë dhe duke qëndruar aty për 17 sekonda përpara se të kërkojë ndihmë pasi grabitësit u larguan duke marrë automjetin e tij.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 1 të mëngjesit të së enjtes teksa Fred kthehej nga stadiumi Maracana i Rio de Janeiro pas fitores 1-0 të klubit të tij Fluminense ndaj São Paulo. 40-vjeçari, drejtor i planifikimit sportiv të Fluminense, kishte qëndruar në stadium për një takim jozyrtar me lojtarët dhe zyrtarët e tjerë të klubit pas fitores.

Ai u grabit në lagjen e famshme Ipanema të qytetit brazilian. Pamjet e grabitjes e cila zgjati vetëm 46 sekonda tregojnë 3 burra duke zbritur nga një makinë e bardhë që e kishte ndjekur dhe vrapuan drejt automjetit të tij përpara se ta detyronin me armë që ai të dilte jashtë. Dy bashkëpunëtorë të tjerë në një motoçikletë duket se po prisnin aty pranë duke vëzhguar policinë. Përveç makinës së tij luksoze, grabitësit morën edhe celularin e Fredit.

Ai u pa duke u ngritur, i tronditur, por i palënduar. Ai duket që po kërkon ndihmë pasi grabitësit u larguan me automjetin e tij. Nuk ka ende asnjë koment zyrtar nga policia dhe nuk mendohet të ketë pasur arrestime.

Fred, emri i plotë Frederico Chaves Guedes, është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Fluminense, me 199 gola në të gjitha garat. Ai shënoi 18 gola në 39 paraqitjet e tij për Brazilin. Ai është gjithashtu golashënuesi i dytë më i mirë i ligës së Serie A të Brazilit, me 159 gola. Ai ka luajtur për Atletico Mineiro, Cruzeiro dhe Lyon në Francë të cilin ai e ndihmoi të fitonte 3 tituj radhazi të Ligue 1.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button