​Pamje të rënda, lojtarët e Uruguajit përleshen fizikisht me tifozët kolumbian

Lojtarët e Uruguait u përleshën me tifozët e Kolumbisë pas humbjes së tyre në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës të mërkurën përpara se personeli i sigurisë të ndërhynte për të rivendosur rendin.

Pasi Kolumbia vulosi një fitore 1-0 në Charlotte, videot në mediat sociale treguan se lojtarët e Uruguait u ngjitën në tribuna dhe shkëmbenin goditje me tifozët kundërshtarë, përcjellë kp.

Organi qeverisës i futbollit të Amerikës së Jugut CONMEBOL tha se po heton incidentin dhe se dënon fuqishëm çdo akt dhune që prek futbollin.

“Puna jonë bazohet në bindjen se futbolli na lidh dhe na bashkon nëpërmjet vlerave të tij pozitive”, tha CONMEBOL. “Nuk ka vend për intolerancë dhe dhunë brenda dhe jashtë fushës”, vazhdon deklarata.

Darëin Nunez i Uruguait dhe Ronald Araujo ishin ndër lojtarët në ballë të përleshjes. Kapiteni Jose Maria Gimenez tha se lojtarët po përpiqeshin të mbronin familjet e tyre.

“Më lejoni të them diçka para se t’ju ndërpresin, sepse ata nuk do të na lënë të flasim në mikrofon, ata nuk duan që unë të them asgjë për atë që po ndodh, por kjo është një fatkeqësi,” tha Gimenez.

“Ju lutemi të keni kujdes, familjet tona janë në tribuna, ka foshnja të vogla të porsalindura, ishte një fatkeqësi, nuk kishte polici dhe ne duhej të mbronim familjet tona. Ky është faji i dy-tre personave që kanë pirë pak pije dhe nuk dinë të pinë”.

Lojtarët dhe stafi nga Kolumbia dhe Uruguai gjithashtu u përfshinë në një përballje në fushë pas fishkëllimës së fundit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button