Pamje nga rrëzimi i helikopterit të presidentit iranian dhe transportimi i trupave

Janë publikuar pamjet e para të transportit të trupave pas rënies së helikopterit, ku humbën jetën presidenti i Iranit Ebrahim Raishi dhe shoqëruesit e tij.
Presidenti iranian Ebrahim Raisi, që shihej prej kohësh si pasardhës i mundshëm i liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, u vra në një përplasje helikopteri në një terren malor pranë kufirit me Azerbajxhanin, thanë zyrtarët dhe media shtetërore të hënën.
Bodies are being transported from the Raisi helicopter crash site, per IRNA. pic.twitter.com/NpXUcvvN9l
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) May 20, 2024
Mbetjet e djegura të helikopterit që u rrëzua të dielën me Raisi dhe ministrin e Jashtëm Hossein Amirabdollahian u gjetën herët të hënën pas një kërkimi gjatë natës në kushte stuhie.
Vdekja e Raisit u konfirmua më vonë në një deklaratë në mediat sociale nga nënpresidenti Mohsen Mansouri dhe në televizionin shtetëror.
Televizioni shtetëror raportoi se imazhet nga vendi treguan se avioni u përplas në një majë mali, megjithëse nuk kishte asnjë fjalë zyrtare për shkakun e rrëzimit.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se Raisi po fluturonte me një helikopter Bell 212 të prodhuar në SHBA. /vizionplus.tv



