Pallço nuk kishte ndërmend ta lëshojë Vanjën, ia kishte bërë gropën dhe e kishte vrarë me armë

Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka dorëzuar aktakuzë kundër katër personave për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska. Veprat penale në akuzë janë vrasje, rrëmbim, ndihmë në vrasje dhe ndihmë të autorit të veprës penale, raporton Alfax.
Prokuroria shpjegoi se motivi i fillimisht rrëmbimit ka qenë për të zhvatur para nga nëna e Gjorçevskës, por nuk u kuptua se çfarë ka ndryshuar gjatë rrugës kur është marrë vendimi për të hapur gropë dhe pastaj për ta vrarë vajzën vetëm kohë të shkurtër pasi e kishin rrëmbyer, pa kërkuar para.
“Ata kanë hapur derën nga hyrja e pallatit me një kaçavidë dhe kur viktima ka dalë nga ashensori e kanë kapur, e dhe e kanë lidhur duke e kërcënuar të mos bërtasë se do të qëllojnë. E kanë futur në një thes gjumi me zinxhir të hapur dhe e kanë çuar me makinë në vendin e quajtur “Dupki”, në fshatin Brazdë. Aty në mënyrë mizore e kanë privuar nga jeta të miturën qëllimisht, kështu që i dyshuari i parë me të shtënë me pistoletë të kalibrit 9 mm i ka shkaktuar një plagë me armë zjarri dhe të pandehurit e kanë varrosur trupin në një gropë të hapur më parë”, njofton prokuroria, përcjellë Alfax.
Sipas prokurorisë, për shkak të ekstradimit të Lupço Palevskit, vrasësit të Vanjës nga Turqia, nuk mund të shpërndahen detaje të tjera nga provat që kanë mbledhur, por kanë siguruar se aktakuza bazohet në prova verbale dhe materiale të forta.Alfax.



