Palestinezët e qytetit Rafah fillojnë migrimin e detyruar për shkak të sulmeve izraelite

Palestinezët që jetojnë në veriperëndim të qytetit Rafah, në jug të Rripit të Gazës, që nga mëngjesi i sotëm kanë filluar një migrim të detyruar nga rajoni si pasojë e sulmeve izraelite, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, automjetet e ushtrisë izraelite filluan të hyjnë papritur në veriperëndim të qytetit Rafah, të cilat të mbështetur nga mjetet ajrore pa pilot hapën zjarr intensiv dhe të vazhdueshëm mbi tendat e palestinezëve të zhvendosur në zonë.

Pas këtij hapi nga forcat e ushtrisë izraelite, midis palestinezëve filloi një lëvizje e detyruar migrimi në rajonin Al Mawasi në pjesën veriperëndimore.

Pavarësisht kushteve të vështira në të cilat ndodheshin dhe vazhdimit të sulmeve izraelite, familjet palestineze filluan të largohen nga rajoni.

Asnjë paralajmërim nuk u dha para sulmit që Izraeli kreu në rajon me automjete ushtarake.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Gaza njoftoi se Izraeli kreu një sulm ajror përreth Xhamisë Muavija në pjesën bregdetare të qytetit Rafah.

Mësohet se nga sulmi ka shumë të vdekur dhe të plagosur.

Në rajonin Al Mawasi ndodhen mijëra palestinezë të zhvendosur që jetojnë në tenda të cilët nuk mund të mbrohen nga sulmet izraelite.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button