Palestinezët dynden drejt pikës së shpërndarjes së ndihmave në Beit Lahia të Gazës

Palestinezët në qytetin Beit Lahia të Gazës nxitojnë drejt një qendre shpërndarjeje ndihmash më 16 qershor, ndërsa mungesa e ushqimit, ujit dhe ilaçeve vazhdon të kaplojë enklavën e shkatërruar nga lufta, raporton Anadolu.

Duke mbajtur pak çanta me miell dhe pako ushqimore që arritën të siguronin, palestinezët u kthyen në shtëpitë dhe strehimoret e tyre.

Izraeli ka bllokuar hyrjen e furnizimeve humanitare, ushqimore dhe mjekësore në Gaza që nga 2 marsi.

Një raport i ri i publikuar të hënën nga Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe Programi Botëror i Ushqimit (WFP) theksoi përkeqësimin e kushteve në Gaza, ku e gjithë popullsia prej 2.1 milionësh përballet me krizë ose nivele më të këqija të pasigurisë ushqimore.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndjekur një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori 2023, duke vrarë gati 55.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button