Pakistani propozon një plan me dy faza për rihapjen e Hormuzit, mund të hyjë në fuqi sot

Irani dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një plan për t’i dhënë fund armiqësive, i cili mund të hyjë në fuqi që sot dhe të çojë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, sipas Reuters.
Sipas raportit, Pakistani ka përgatitur një kornizë ndërmjetësimi që iu dorëzua të dy palëve gjatë natës. Plani bazohet në një qasje dyfazore, duke filluar me një armëpushim të menjëhershëm dhe më pas me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Burimi tha se “të gjitha elementet duhet të bien dakord sot”, duke shtuar se marrëveshja fillestare do të formalizohet në formën e një memorandumi mirëkuptimi, i cili do të finalizohet përmes Pakistanit si kanali kryesor i komunikimit.
Sipas të njëjtit raport, marrëveshja e propozuar përfshin zotimin e Iranit për të hequr dorë nga zhvillimi i armëve bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike dhe zhbllokimit të aseteve të tij jashtë vendit.



