Paga e re minimale në Maqedoninë e Veriut është 26.046 denarë

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka njoftuar se në seancën e gjashtë të Këshillit Ekonomik Social është bërë harmonizimin ligjor të pagës minimale.
“Paga minimale për vitin 2026 rritet në 38.507 denarë bruto, përkatësisht 26.046 denarë neto.
Kjo rritje prej 6.86% është rezultat i formulës ligjore që garanton harmonizim të drejtë dhe të qëndrueshëm, bazuar në rritjen e pagës mesatare dhe indeksin e shpenzimeve të jetesës sipas të dhënave të Enti Shtetëror i Statistikës.
Njëkohësisht, prezantuam edhe rezultatet e punës së Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut për vitin 2025, me mbi 47 mijë kontrolle të realizuara, parregullsi të konstatuara dhe masa konkrete për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe konsumatorëve.
Institucionet funksionojnë.
Reformat vazhdojnë.
Përkushtimi ynë për drejtësi sociale dhe ekonomi të qëndrueshme mbetet prioritet”, ka shkruar Durmishi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button