Paditet shkupjani në shtëpinë e të cilit u gjet armë dhe municion

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese ndaj një personi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale – Përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë ose materie spërkatëse nga neni 396 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, kumtoi sot Prokuroria Publike.

Në bazë të urdhërit gjyqësor të siguruar nga prokurori publik, nëpunësit policor dje kanë kryer bastisje në shtëpinë e 23 vjeçarit të dyshuar në Shkup. Gjatë bastisjes është gjetur edhe një armë gjysmëautomatike dhe gjithsej 51 plumba me kalibër 9mmPara, si dhe korniza dhe aksesorë të tjerë për armë të cilat i ka poseduar pa leje.

Prokurori Publik sot në mëngjes i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për të përcaktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin, pasi ekziston rreziku që ai të arratiset ose ta përsërisë krimin nëse mbrohet në liri.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button