Padi për një person nga RMV që luftoi si mercenar rus në Ukrainë
Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë MPB-së ka dorëzuar kallëzim penal kundër L.B. (37) nga Shkupi për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, formacione paraushtarake ose parapolicore”.
Gjatë periudhës shtator 2023, i kallëzuari, së bashku me të ndjerin T.Sh., përmes aplikacionit “Telegram”, kanë aplikuar në një konkurs të hapur për pjesëmarrje në ushtrinë ruse me kompensim mujor prej 3,000 eurosh.
Pas sigurimit të vizës për udhëtim, të dy kanë udhëtuar për në Rusi, ku më 23.09.2024 kanë nënshkruar një kontratë me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës Popullore të Donjeckut për shërbim në njësitë e tyre ushtarake, paraushtarake dhe parapolicore, duke marrë pjesë kështu në konfliktin ushtarak midis Federatës Ruse dhe Ukrainës.
Më 09.12.2024, është kryer një kontroll në shtëpinë e tij, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar kompjuter, telefona celularë, veshje taktike, dokumente në gjuhën ruse me emrin e tij dhe objekte të tjera. Me vendim të një gjyqtari të procedurës paraprake, të kallëzuarit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak me kohëzgjatje prej 30 ditësh.