Padi penale kundër drejtoreshës së Spitalit të Specializuar në Resnjë: E ka keqpërdorur pozitën zyrtare

SPB Manastir ka paraqitur kallëzim penal kundër A.P., 68 vjeçe nga Manastiri, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, si dhe kundër M.D., 60 vjeçe nga Resnja, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i të dhënave personale.”

E para e paditur, në cilësinë e drejtoreshës së Institucionit Shëndetësor Publik – Spitali i Specializuar Oteshovë, gjatë viteve 2022 dhe 2023 ka lidhur tre kontrata vepre me një person nga Resnja, prej të cilave ka nënshkruar vetëm dy, ndërsa e treta është nënshkruar nga një person i tretë për angazhimin e tij në punime ndërtimore, megjithëse personi nuk ka qenë fare i pranishëm dhe as i angazhuar në institucion.

Po ashtu, e paditura e parë, duke përdorur tokenin e obliguar, gjatë periudhës së përmendur ka miratuar dhe nënshkruar urdhra për pagesë nga llogaria rrjedhëse e institucionit në vlerë të përgjithshme prej 145.904 denarësh, duke i shkaktuar dëm Ministrisë së Shëndetësisë.

E dyta e paditur, në cilësinë e juristes dhe këshilltares për burime njerëzore, i ka përgatitur tri kontratat në fjalë pa pëlqimin e personit, duke përdorur të dhënat e tij personale dhe numrin e llogarisë bankare, dhe përmes pagesave për shërbime fiktive i ka shkaktuar institucionit një dëm në shumën 145.904 denarë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button