Padi ndaj një polici nga Shkupi për shkak gjuajtjes me armë në një dasmë familjare

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një punonjësi të policisë pasi dyshohet se ka rrezikuar sigurinë e përgjithshme duke gjuajtur me armë në një dasmën familjare.

“Sot, pas informata të marra më herët, se një punonjës i policisë, i punësuar në Repartin policor Petrovec, pranë SPB Shkup, ka kryer veprën penale “rrezikim i sigurisë së përgjithshme”, e dënueshme në bazë të nenit 288 nga Kodi Penal”, raportoi Policia.

Ai dyshohet se ka gjuajtur në oborrin e shtëpisë, aty ku po organizohet edhe dasma.

Policia, me urdhër të Gjykatës Penale, ka kryer bastisje në shtëpinë e policit të dyshuar V.I. nga Hasanbeg të Shkupit. Gjatë bastisjes, përveç arrestimit, ishte gjetur edhe arma me të cilën ka kryer veprën penale, për të cilat kishte leje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button