“Pa ardhur paqja në Palestinë, nuk do të ketë paqe në botë”

Një konferencë ndërkombëtare tetë-ditore mbi Gazën është hapur në xhaminë historike Eyup Sulltan në Stamboll, duke bashkuar mbi 150 studiues muslimanë nga mbi 50 vende për të diskutuar “luftën gjenocidale” të Izraelit dhe përgjegjësitë humanitare të botës islame, raporton Anadolu.
Konferenca e titulluar “Përgjegjësia Islame dhe njerëzore: Gaza”, është organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Studiuesve Musliman (IUMS) dhe Fondacioni i Studiuesve Islam në Turqi.
Mbledhja filloi me namazin e xhumasë në Xhaminë Eyup Sulltan dhe një konferencë për media ku morën pjesë figura të shquara fetare.
Kryetari i Presidencës për Çështjet Fetare (Diyanet) Prof. Dr. Ali Erbash deklaroi:
“Çështja palestineze është një çështje besimi, morali dhe ndërgjegjeje. Sepse pa ardhur paqja në Palestinë, nuk do të ketë paqe në botë. Ne duhet ta çlirojmë tokën palestineze nga mizorët që janë ngjitur si rriqra dhe janë përhapur si mikrobe”.
Erbash, pas faljes së namazit të xhumasë në Xhaminë Ejup Sultan, mbajti një konferencë për shtyp në lidhje me aktivitetin “Përgjegjësia Islame dhe njerëzore: Gaza”, organizuar në të njëjtën xhami.
“Po shkatërrohet e gjithë historia, kultura, civilizimi, ndërgjegjja, morali dhe ligji”
Duke tërhequr vëmendjen se, para syve të gjithë botës, në Palestinë po shfaroset një popull i tërë, Erbash tha:
“Po shkatërrohet e gjithë historia, kultura, civilizimi, ndërgjegjja, morali dhe ligji. Po shkatërrohen të gjitha vlerat e përbashkëta të njerëzimit, dinjiteti dhe nderi i tij. Një rrjet terroristësh, një bandë kriminelësh, një çetë e egër dhe e devijuar po ushtron mizori pas mizorie. Para syve të botës, po përpiqen të pushtojnë plotësisht Gazën, të cilën e kanë kthyer në një rrënojë, në një burg të hapur.”
“Çështja palestineze është një çështje besimi”
Duke theksuar se masakrat në Gaza duhet të ndalen sa më shpejt, Erbaş tha:
“Çështja palestineze është një çështje besimi, morali dhe ndërgjegjeje. Sepse pa ardhur paqja në Palestinë, nuk do të ketë paqe në botë. Ne duhet ta çlirojmë tokën palestineze nga mizorët që janë ngjitur si rriqra dhe janë përhapur si mikrobe. Për këtë, të gjithë myslimanët, shtetet myslimane, të gjithë njerëzit me ndërgjegje, duhet të bashkohen për të marrë vendime serioze dhe për të zbatuar sanksione që do t’i ndalin mizorët.”
“Pushtuesit marrin guxim nga përçarja e botës myslimane”
Erbash theksoi:
“Pushtuesit marrin guxim nga përçarja dhe pakujdesia e botës myslimane. Mizorët janë frikacakë, por si pasojë e mungesës së unitetit mes myslimanëve, ata guxojnë të bëjnë të këqija dhe të kryejnë mizori.”
Duke vënë në dukje se rezistenca kundër rrjetit terrorist që pushton Palestinën po rritet kudo në botë, Erbash tha:
“Besoj se shumë shpejt të shtypurit do të fitojnë. Mizorët do të marrin dënimin që meritojnë. Sot këtu po organizohet një aktivitet për lirinë e Gazës, të Kudsit dhe të Palestinës.”
Erbash shprehu dëshirën që konferenca “Përgjegjësi Islame dhe njerëzore: Gaza”, e organizuar në bashkëpunim mes Bashkimit Botëror të Dijetarëve Myslimanë dhe Fondacionit të Dijetarëve Islam në Turqi me pjesëmarrjen e 150 dijetarëve islam nga 50 vende, të ketë rezultate të dobishme.
Deklarata përfundoi me një lutje të bërë nga kryetari Erbash. Në aktivitet morën pjesë gjithashtu kryetari i Bashkimit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, Ali Muhyiddin el-Karadagi, kryetari i Fondacionit të Dijetarëve Islam Prof. Dr. Nasrullah Haxhymuftuoglu dhe dijetarë islam nga vende të ndryshme myslimane.



