Osmani: Zgjedhja e presidentit shqiptar do të jetë inspirim për fëmijët e të gjitha komuniteteve

Kandidati i BDI-së për president, Bujar Osmani tha se duhet thyer të gjitha barrierat, jo vetëm ato fizike por edhe ato të cilat, sipas tij, i kanë krijuar në kokat tona.

Sipas tij, zgjedhja e presidentit shqiptar do të jetë inspirim për fëmijët e të gjitha komuniteteve pa dallim.

“Ju ftoj që 24 prillin ta bëjmë ditë historike. Zgjedhja e presidentit të parë do të bëhet inspirim më i madh për secilin fëmijë tuaj i cilit do komunitet qoftë, se nuk ka kufij më për ëndrrat tona, se nëse munda unë të bëhem President i Republikës, mundet secili të ëndërrojë gjithçka dhe të realizojë atë”, tha Osmani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button