Osmani: Unë u bëra kryetar i gjysmës së botës

Kandidati i BDI-së për president, Bujar Osmani sot në Ohër tha se nuk ka konspiracion në atë që shumë komunitete janë bërë bashkë në këtë front. Sipas tij, “Fronti Europian” garanton barazi dhe drejtësi për të gjithë.

“Unë e tregoj storjen time të jetës, që prej Serovës së Çairit, prej një familje shumë modeste financiarisht, të mundem të mbërrijë të jem kryetari i gjysmës së botës. E ka mundësuar vetëm Marrëveshja e Ohrit që më dha mundësinë që ambicja dhe përkushtimi im të bëhet realitet. Kjo është arsyeja pse jam në politikë, për të mundësuar që kjo storje e imja të bëhet storje e secilit njeri në këtë shtet”, tha mes tjerash Osmani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button