Osmani takohet me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite: Falënderim për mbështetjen ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është pritur në takim nga Princi i Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
“Ishte nder i veçantë të pritemi sot në takim nga Princi i Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartmadhëria e Tij Mbretërore, Mohammed bin Salman.
Mirënjohje e përhershme për Mbretërinë e Arabisë Saudite për miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur ndaj popullit të Kosovës përgjatë disa dekadave.
Si dy shtete që e ndajmë përkushtimin për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim, me padurim presim të thellojmë raportet tona përmes marrëveshjeve të reja dhe zgjerimit të horizonteve të bashkëpunimit për të mirën e të dyja vendeve”, ka shkruar Osmani. /Alfax.mk



