Osmani takohet me Erdogan: Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Osmani ka publikuar një foto nga takimi derisa ka thënë se gjithnjë është kënaqësi ta takojë Presidentin e shtetit mik e aleat, Turqisë, shkruan Reporteri.net.

“Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, kësaj radhe në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest. ”, ka shkruar Osmani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button