Osmani: Sinjska Alka, ngjarje që nderon rezistencën heroike të ushtarëve kroatë

Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani bashkë me liderë shtetërorë të Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës, kanë shënuar njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme për popullin kroat.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se e gjithë ngjarja u shënua edhe nën praninë e mijëra qytetarëve kroatë.

”Në prani të mijëra qytetarëve kroatë dhe bashkë me liderë shtetëror të Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës, shënuam Sinjska Alka, një nga ngjarjet më të rëndësishme për popullin kroat, që nderon rezistencën heroike të ushtarëve kroatë, nëpërmjet një sërë aktivitetesh kulturore”, ka shkruar Osmani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button