Osmani pret kryeministrin Rama: Bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme të historisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

“Bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë! Mirë se erdhe Kryeministër Rama! 🇽🇰🇦🇱 “, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Mediat janë lejuar të marrin pamje te pritja para objektit të Presidencës, ndërkohë nuk është paraparë ndonjë konferencë e përmbashkët për media.

Presidentja Osmani në kuadër të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës do të pres në takim edhe ish kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Rama do të marrë pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare ‘’Rugova dhe Perëndimi’’, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ku do të marrin pjesë edhe Massimo D’Alema – ish-kryeministër i Italisë, Vincenzo Paglia – president i Akademisë Papnore për Jetën, Jeffrey Hovenier – ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Kurse, pasdite, kryetari i Prishtinës Përparim Rama do të pres në takim kryeministri e Shqipërisë Edi Rama ku do t’i ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button