Osmani : Opozita fajtore për ngecjet në raportin e KE-së

Rezultatet e Maqedonisë së Veriut të prezantuara në raportin vjetor të KE-së sipas ministrit të jashtëm Bujar Osmani, janë skanimi më i saktë dhe objektiv i vendeve kandidate. Sipas tij, opozita është fajtore për një prej ngecjeve më serioze në Parlament ku janë bllokuar ligjet e rëndësishme evropiane dhe ndryshimi i Kushtetutës, raporton Alfax.

“Arsyeja është e rëndësishme. Në një terapi kauzale, ju trajtoni problemin, jo simptomat. Ajo që ne shohim si dobësi të zbuluara janë simptoma të një arsyeje dhe arsyeja është polarizimi politik, pra përpjekja për të vendosur interesat partiake mbi interesat shtetërore. Shohim që gjithçka është si ajo që thuhet: “Duhet të marr gjithçka, qoftë edhe në dëm të shtetit”.  Së dyti, është ironike t’i referohemi luftës kundër korrupsionit, duke bllokuar hapjen e kapitujve 23 dhe 24, që në thelb janë lufta kundër korrupsionit”, ka deklaruar Osmani.

Por, VMRO DPMNE mendon ndryshe. Zëdhënësja e kësaj partie maqedonase Marija Mitevska thotë se raporti negativ në fusha kyçe për Maqedoninë e Veriut është tregues i qartë për dështimet e kësaj Qeverie për ta çuar para agjendën evropiane.

“Raporti i KE-së tregon dhe konfirmon se qeveria në vend që të punojë dhe t’i përkushtohet reformave, po synon qëllime strategjikisht të gabuara. Pushteti i LSDM-së dhe BDI-së është ekspozuar, problemi pse Maqedonia nuk i fillon negociatat nuk janë marrëveshjet e dëmshme apo ndryshimi i Kushtetutës nën diktaturën e dikujt, por sepse shteti nuk është në rregull, nuk është realisht i reformuar dhe nuk ka sundim të ligjit dhe drejtësisë, është një qeveri e ngecur në krim dhe korrupsion”, tha zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button