Osmani: Nuk ka hapësirë për qeveri të Përzhinos në këto zgjedhje

Nuk ka hapësirë për qeveri të Përzhinos në këto zgjedhje, shumë afër jemi që t’i ndryshojmë rregullat e lojës në momentin e fundit, tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani.
“Unë si nënkryetar i një partie do të pajtohesha me tërheqjen e qeverisë së Përzhinës për zgjedhjet e ardhshme, por jo në këto zgjedhje. Jemi thjesht shumë vonë për të ndryshuar rregullat e lojës në minutën e fundit. Tani në këto zgjedhje vazhdojmë me të njëjtat rregulla loje sipas marrëveshjes dhe madje edhe gjatë formimit të koalicionit”, tha Osmani.



