Osmani në Berlin: Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale

Në kuadër të Dialogut Global të Berlinit (Berlin Global Dialogue), Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka prezantuar potencialin e Kosovës në një tryezë me drejtues biznesesh nga vende të ndryshme të botës.

Presidentja Osmani pas kësaj ngjarje tha se Kosova më nuk është vetëm një destinacion me kosto të ulët, por ekonomi e bazuar në besim.

“Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale. Sot, ne nuk jemi më vetëm destinacion me kosto të ulët, por ekonomi e bazuar në besim, parime dhe rritje strategjike”, shkroi Osmani.

Pjesëmarrja e presidentes Vjosa Osmani në forumin “Berlin Global Dialogue” vjen në një kohë kur Kosova po synon të rrisë profilin e saj ekonomik dhe diplomatik në arenën ndërkombëtare. Ky forum bashkon udhëheqës politikë, biznesmenë dhe përfaqësues të institucioneve financiare nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e ekonomisë globale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button