Osmani me akuza ndaj BE-së në Tiranë: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po përfaqëson Kosovën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë.
Osmani para nisjes së këtij Samiti, në një deklaratë për media tha se ka një bllokadë totale nga ana e Bashkimit Evropian dhe nuk po vlerësohet puna.
“Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së”, citohet të ketë thënë Osmani.