Osmani kërkon hetim të pavarur dhe drejtësi për vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes tragjike të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta gjatë një ndërhyrjeje të Policisë në Lipjan.

Presidentja Osmani kërkoi transparencë të plotë, hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe profesional, si dhe ndëshkim të të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin apo kanë tejkaluar kompetencat.

“Ngjarja e rëndë dhe tronditëse e vdekjes së një të riu 27-vjeçar, rreth së cilës ekzistojnë dyshime serioze se ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë, kërkon urgjentisht transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis.

Të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale dhe secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë. Askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në reagimin e Osmanit të publikuar nga Presidenca.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button