Osmani: Hulumtimi i krimeve të luftës është i rëndësishëm për të vërtetën dhe drejtësinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemin.
Sipas Osmanit, hulumtimi i krimeve të kryera në kohë lufte është shumë me rëndësi që të mbrohet e vërteta dhe të vendoset drejtësia, transmeton Klankosova.tv.
“Puna e Institutit është angazhim i rëndësisë historike për ne si komb dhe si shtet”, ka thënë Osmani, sipas komunikatës së Presidencës.
Në këtë takim, Hetemi i dorëzoi Osmanit Raportin Vjetor të Punës së Institutit, me ç’rast presidentja ritheksoi përkrahjen e palëkundur për këtë institut.